Koretë, Veriu “pajtim e unitet” me Jugun?

24/01/2014 00:00

Komisioni i Mbrojtjes Kombëtare në Korenë e Veriut i ka dërguar një letër Koresë së Jugut, ku shkruan se vendi komunist është i vendosur “të krijojë një atmosferë pajtimi dhe uniteti”, raporton agjencia shtetërore e lajmeve të vendit të izoluar.

Në letër, komisioni zotohet gjithashtu të punojë për “të ndaluar tërësisht aktet armiqësore ushtarake, të realizojnë bashkimin e familjeve të ndara dhe familjarëve të tyre, … si dhe të rigjallërojnë bashkëpunimin dhe shkëmbimet shumë-dimensionale mes Veriut dhe Jugut”.

Letra e hapur zyrtare është publikuar nga KCNA, e cila prej vitesh ka paraqitur raporte tallëse ndaj Koresë së Jugut dhe aleatëve të tyre, SHBA-ve.

Toni i kësaj letre, të cilën agjencia e raportoi në orët e para të së premtes, është dukshëm i ndryshëm, duke sugjeruar një qasje më pajtuese në krahasim me qasjen luftarake prej kohësh mes vendeve fqinje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA