Irina, e bukur pa përkujdesje
24/01/2014 20:40
Irina Shayk është mësuar që të jetë në vëmendjen e kamerave dhe aparatëve fotografikë, përballë të cilëve ajo është gjithmonë e parezistueshme.
Megjithatë, me një bukuri të tillë të lindur, 28-vjeçarja Shayk nuk ka nevojë për përkujdesje për t’u dukur e papërballueshme.
E dashura e Cristiano Ronaldos është aktualisht duke shijuar disa ditë pushimesh në Meksikë, ku ka udhëtuar së bashku me disa mikesha të saj.
Supermodelja tregoi forma të shkëlqyera, edhe pa nevojën e një stafi të tërë që përkujdeset për pamjen e saj, si në rastet kur zhvishet për llogari të reklamave që realizon.
Top Channel