Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi të premten se qeveria po e fut vendin në një krizë të thellë ekonomike dhe pa kthim. Duke folur në një konferencë për shtyp, ai komemtoi edhe vendimin e fundit të qeverisë për një akt normativ.

“Ndërmarrja e këtij akti normativ të dytë në harkun e dy muajve është një tërësisht e panevojshme, abuzive dhe klienteliste, pasi përmes tij u mundësua hartimi klientelist në shlyerjen e punimeve për investimet publike, kundrejt ryshfeteve tashmë të njohura publikisht. Është një akt që dëmton stabilitetin momental dhe në perspektivë të financave publike”, deklaroi Bode.

Ai tha se rimbursimi i bizneseve vjen duke u rritur me një ritëm tre herë më të lartë në krahasim me periudhën e mëparshme. “Partia Demokratike e denoncon këtë akt normativ të djeshëm, si një akt që destabilizon më tej stabilitetin financiar në perspektivë të vendit”, shtoi Bode.

Top Channel