
Disa ditë më parë, mediat italiane publikuan një lajm që njoftonte ndarjen e Andrea Pirlo-s nga bashkëshortja e tij, Deborah Roversi.
Ndarja erdhi si një rruge në qiell të hapur për këdo, ndërsa mediat u investuan në hetimin e gjetjes së shkaqeve të ndarjes. Shumë hipoteza u hodhën, por vetëm së fundmi e revista e përjavëshme, “Chi”, publikoi fotot e ‘shkakut’.
Sipas revistës mesfushori i Juventusit dhe i kombëtares italiane i dha fund martesës pas romancës së nisur me një bjonde misterioze, që më vonë u identifikua si torinezja, Valentina Baldini, një punonjëse e marrëdhënieve me publikun në një agjenci e shit-blerjesh trualli.
Pirlo dhe tashmë ish-bashkëshortja e tij, Deborah Roversi
Top Channel