" /> ">

Izraeli shkatërron celulën e Al-Kaedës

23/01/2014 16:20

Shërbimi i Brendshëm i Sigurisë në Izraeli (“Shin Bet”) informoi ditën e enjte për arrestimin e tre anëtarëve të dyshuar të një celule të Al-Kaedës.

Zëdhënësi i kryeministrit Netanyahu përcaktoi se tre të arrestuarit po planifikonin të godisnin disa objektiva brenda vendit, përfshi edhe ambasadën amerikane në Tel Aviv.

“Shin Bet” shtoi se të arrestuarit u rekrutuan nga një agjent i Al-Kaedës në Rripin e Gazës, ku morën udhëzime për objektivat që do të godisnin në Izrael, midis të cilëve përfshihej edhe një qendër konferencash në Jeruzalem.

Lëvizja “Hamas”, e cila qeveris Rripin e Gazës i konsideroi këto akuza si “trillime”.

Zëdhënësi Sami Abu Zuhri deklaroi se “Shin Bet është duke u përfshirë në fabrikime të shëmtuara, në përpjekje për të justifikuar bombardimet ajrore mbi Gaza”.

Departamenti Amerikan i Shtetit informoi se ka nisur një hetim, mbi planin e supozuar të të arrestuarve për të goditur ambadën amerikane në Izrael.

Top Channel