" /> ">

Qeveria greke ofron katër milionë euro për informacione që do të çojnë në arrestimin e pesë të shumëkërkuarve, një prej të cilëve drejtuesi i organizatës ekstremiste “17 Nëntori”, i arratisur më parë gjatë muajit nga burgu.

Ksiros Christodoupos, një drejtues i grupit komunist përgjegjës për një seri sulmesh terroriste gjatë dy dekadave të fundit u arratis pasi iu akordua një leje disa-ditore për t’u larguar nga burgu.

Arsyeja se përse u lejua një terrorist i rrezikshëm të dilte me leje është shndërruar në një skandal me përmasa kombëtare, ndërsa janë të shumtë ata që shohin prapavija të fshehta politike në këtë ngjarje.

Ministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Dendijas, deklaroi gjatë të enjtes që policia është mobilizuar dhe ka vendosur në përparësi absolute të punës së saj arrestimin e pesë të shumëkërkuarve.

Së bashku me Ksirosin, i dënuar me gjashtë burgime të përjetshme, nga një milionë euro shpërblim janë vënë edhe për arrestimin e dy anëtarëve të tjerë të organizatës së tij.

Njëkohësisht, në kërkim janë edhe dy të rinj të ekstremit të majtë që vranë dy anëtarë të “Agimit të Artë” më parë gjatë 2013-s.

Për informacione që do të çojnë në kapjen e tyre autoritetet greke kanë vendosur nga 500 mijë euro shpërblim për secilin.

Ksiros u dënua në vitin 2003 së bashku me dy prej vëllezërve të tij, si përgjegjës i disa vrasjeve dhe sulmeve me bombë në Athinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA