
Partia Demokratike nuk do të qëndrojë jashtë Parlamentit, por ka vendosur të përballet në Kuvend dhe kudo tjetër me koalicionin Rama-Meta, për të cilin kreu i opozitës përdori gjuhën më të ashpër politike.
“Ata treguan se nuk janë gjë tjetër veçse krahu politik i krimit, krahu politik i mafias më të rrezikshme në Kuvend, shërbëtorë në Parlament dhe në qeveri të krimit, pengje të mafias që u dikton vendimet, vijën e sjelljes dhe gjithçka”, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha u angazhua jo vetëm në mbështetjen e protestave të çdo forumi të grave, por edhe në denoncimin ndërkombëtar të asaj që ai e cilësoi si demonstrim të forcës së krimit në Parlament, me bekimin e kryeministrit Rama.
“Gjithë bota demokratike do të tronditet nga kjo që ka ndodhur në Shqipëri sot. PD do t’i mëbshtesë gratë e Shqipërisë sepse ky nuk është problem i këtyre mandateve. Është problem i revnashit që ka marrë dhe po merr krimi, është problem i ekzsitencës ose jo i demokracisë së stilit perëndimor në Shqipëri”, u shpreh Basha.
Lulzim Basha citoi një fjali të Edi Ramës gjatë seancës plneare për ta akuzuar kryeministrin si frymëzues të akteve të dhunshme dhe kriminale kundër përfaqësuesve të opozitës.
“E di – tha – se disa prej tyre janë në hall të madh se kanë bërë shumë të këqija. Kështu e ndërsen krimin kundër opozites ky palo kryeministër, që mendon se mund të bëjë prokurorin dhe gjyqtarin, t’i tregojë ai dhe jo ligji e drejtësia se kush ka bërë keq e kush jo. Një kryeministër që flet kështu nuk pranohet kurrë në klubin e demokracive perëndimore, por flaket jashtë si një relikë e vjetër e anti-shtetit, e anti-ligjit dhe anti-demokracisë”, theksoi Basha.
Kundërshtimin ndaj kësaj qeverie, opozita do ta tregojë jo vetëm në Kuvend, por edhe me protesta. “Edi Rama ka zgjedhur t’i dalë përballë opozitës dhe opinionit, si rreziku më i madh publik sot në Shqipëri. Përballë do të na ketë, përballë në Kuvend, përballë në çdo hapësirë të komunikimit me qytetarët, në sheshet e proetstave dhe revoltës anembanë vendit që po ngrihet kundër kësaj qeverie”, shtoi kryetari i PD.
Top Channel