
Të shtënat në një kampus universitar në SHBA kanë lënë 1 person të vdekur dhe i dyshuari për këtë krim gjendet tashmë i arrestuar.
Policia dha pak detaje, se përse agresori hapi zjarr brenda Universitetit Purdue, në shtetit Midwestern të Indiana-s, ditën e martë, por bëri të ditur se besohet që ai e njihte viktimën.
Agresori u vetëdorëzua brenda pak minutash pas aktit të kryer, bëjnë të ditur zyrtarët. “Kemi shumë punë investigative për të bërë”, tha John Cox, shef i policisë së universitetit Purdue.
Policia nuk bëri të ditur emrin e studentit, një mashkull, i cili mbeti i vrarë, apo të të dyshuarit për këtë vrasje. Universiteti raportoi se vrasja ndodhi në ndërtesën e inxhinierisë elektrike, gjatë pasdites.
“Personi hyri në mjediset e universitetit dhe kreu veprimet që dihen tashmë, e menjëherë më pas u largua pa asnjë veprim tjetër për të cilin të kemi dijeni”, tha Cox. I dyshuari u dorëzua më pas te një oficer policie në Ëest Lafayette, jashtë ndërtesës universitare, ku studiojnë 40 mijë studentë. Cox shtoi se personi i arrestuar nuk u tregua menjëherë bashkëpunues me hetuesit.
Zyrtarë të Purdue lëshuan një alarm me shkrim, me anë të të cilit njoftonin të pranishmit në kampusin rreth 96 km në veri-perëndim të Indianapolis, për të gjetur strehim menjëherë pas të shtënat ishin raportuar.
Brenda dy orësh, universiteti tha se nuk kishte më rrezik në kampus dhe lejoi rifillimin e operacioneve normale në të gjithë ambientet, me përjashtim të ndërtesës së inxhinierisë, ku ndodhi incidenti.
Top Channel