Përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës nuk do ta
votojnë reformën zgjedhore, nëse në kuadër të saj nuk përfshihet
vazhdimi i vendeve të rezervuara.

Por jo vetëm kaq, ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviç thotë se ka informacione se serbët do ta vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Në një intervistë për Top Channel Petroviç, i cili është edhe zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës tha se situata është ajo që  ndonëse ka pasur diskutime për këtë, aktualisht kjo temë disi ka rënë në qetësi dhe me të më shumë po merren mediat.  

“Gjithkush ka te drejte te mbaje qendrimin e vet e nuk eshte e thene qe ndonje parti politike te mos e ndryshoje ate. Ajo cfarë  dua te them eshte se nese flasim per pakicat, as ato nuk do ta ndryshojne qendrimin e tyre. nese do te duhej te votohet per ligjin zgjedhor i cili eshte i detyrueshem pakicat nuk do ta votojne ate dhe nuk do te deshironim qe ky ligj te jete legjitim.koheve te fundit jane degjuar deklarata qe dikush nga bashkesite jane shprehur se nuk do te marrin pjese ne keto zgjedhje nese nuk dp të zbatohet  marreveshja për të cilën është rënë dakord më parë. Ky eshte rasti per ata te cilet kane mandat qe te vendosin rreth kerkeses. Pra sa me pak politikë e me shume gjera racionale”, tha Petroviç.

Sa i përket qëndrimit të eurodeputetes Ulrike Lunacek, Petroviç tha se është e rëndësishme se ambasadorët e vendeve të Kuintit kanë qëndrim të përbashkët me komunitetet pakice. Të gjitha këto sipas ministrit nga rradhet e komunitetit serb nuk mund të bëhen pa ndryshimin e kushtetutes sepse sipas tij nuk bëhet fjalë vetëm për plotësimin e kërkesave të komuniteteve por edhe cështje të tjera sic është p.sh pjesëmarrja e grave në politike e cila duhet të rregullohet me kushtetuten e Kosovës.

Top Channel