Rikthehen stuhitë në SHBA

22/01/2014 00:00

Ende pa e marrë veten nga stuhitë e fuqishme dimërore të Dhjetorit, banorët e rajoneve lindore të Shteteve të Bashkuara përballen me një tjetër valë të ftohti arktik, e cila ka sjelle me vetë rreshje të dendura debore e ngrice.

Trashësia e dëborës në disa zona mbërrinte 30 centimetra. Policia paralajmeroi se rrugët kanë nisur të bëhen të rrëshqitshme nga akulli e tepër të rrezikshme për automjetet, ndërsa aksidentet shtohen dita-ditës.

“Janusi” eshte stuhia e dhjete e debores gjate ketij sezoni dimeror. Kushtet e ashpra atmosferike kane shkaktuar goxha peshtjellim ne zonat me dendesi te madhe popullsie, ku zyrat qeveritare dhe shkollat jane mbyllur, udhetimi per mijera vete po kthehet ne nje makth te vertete dhe te pakten 3.000 fluturime jane anulluar.

Shtete të ndryshme të verilindjes kanë shpallur gjenden e emergjences nga kombinimi i rrezikshem i ngricave me ererat e fuqishme dhe temperaturat qe mberrijne deri ne minus 17 grade celsius, por ndihen si -26.

Paradoksin e madh e perben fakti qe ndersa lindja e Amerikes mbetet ne daren e te ftohtit polar, termometri ne rajonet perendimore shenon mbi mesataren e sezonit, ndersa thatesira qe ka pllakosur disa prej tyre, po perkeqesohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA