PD, akuza për diplomacinë dhe Tatimet

22/01/2014 00:00

Partia Demokratike akuzoi të mërkurën ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, se duke iu referuar parimit të “vitit zero” është duke shkatërruar shërbimin diplomatik shqiptar. Sipas deputetiti Aldo Bumçi, janë 52 diplomatë karriere që janë vënë në listën e pritjes nga kjo ministri.

“Diplomacia ka marrë një tjetër goditje të rëndë. Zoti bushati ka nxjerrë në pritje 52 diplomatë karriere, janë mbajtur në punë diplomatë pa përvojë për shkak të lidhjeve nepotikë. PD kishte arritur të ruante vazhdimësinë në shërbimin tonë të jashtëm vlerat e këtij sektori, duke mos prekur diplomatët e karrierës. I është dhënë një goditje e rëndë diplomacisë dhe ecurisë së interesit tonë ndërkombëtar”, deklaroi Bumçi.

Publikimi i pamjeve të Tatimeve
PD: Zbulohet skema korruptive me të dhënat

Partia Demokratike deklaroi të mërkurën se pamjet e transmetuara me atë që ka ndodhur në serverat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve zbulojnë skemën korruptive me të dhënat në këtë institucion.

Deputetja Jorida tabaku tha se u vërtetuan kështu edhe akuzuat e Partisë Demokratike për një shkelje të papreçedentë në historinë e shtetit, në një zyrë të rëndësishme publike.

“Falë televizionit sot u pa se çfarë ka ndodhur me Tatimet. Skema është e qartë, manipulimi i të dhënave dhe ndërhyrja tek gjobat është bërë me mbikëqyrjen e kryetarëve të mazhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta. Kemi të bëjmë me një skemë korruptive të mirëorganizuar, ku janë përfshirë njerëzit e tyre. Prandaj mazhoranca rrëzoi kërkesën e PD për hetim, sepse nuk mund të lejojë hetimin e këtyre aferave. PD do të marrë të gjitha nismat ligjore që e vërteta të dalë në shesh”, deklaroi Tabaku.

Top Channel