Kinë, aktivisti Xu Zhiyong, para gjyqit

22/01/2014 00:00

Xu Zhiyong, një avokat premtues i të drejtave të njeriut, i cili ka bërë një fushatë të gjerë kundër korrupsionit do të dalë përpara gjyqit në Kinë.

Xu akuzohet për “mbledhje të turmave për të prishur rendin publik”. Ai është një nga aktivistët e shumtë nga një lëvizje pro transparencës, që do të gjykohet gjatë kësaj jave.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar presidentin Xi Jinping, i cili u zotua se do të luftonte korrupsionin, si shkaktar të gjyqeve ndaj tyre.

Ata do të gjykohen, pas një raportimi se shumë anëtarë të elitës së Kinës kanë krijuar kompani “offshore”, në parajsa fiskale përtej detit.

Gjyqi ndaj Xu Zhiyong, i cili u arrestua në Korrik të 2013-s, nisi të mërkurën në Pekin. Xu, i cili është mbajtur prej atëherë në arrest shtëpiak, është një nga avokatët në lidershipin e një grupi që bënte fushatë ndaj zyrtarëve të qeverisë për të bërë të ditur pasurinë e tyre.

7 anëtarë të grupit me aktivitete elementare jo zyrtare, “Lëvizja e Qytetarëve të Rinj”, do të përballen gjithashtu edhe me gjyqe të veçuara këtë javë, për të njëjtat akuza.

Xu, një student i njohur i ligjeve, ka zhvilluar gjithashtu fushatë në emër të të burgosurve në pritje për ekzekutim, apo familjeve të prekura nga formula e infektimit të qumështit të fëmijëve në 2009-n.

Në një videomesazh nga burgu, vitin e kaluar, ai nxiti bashkëpatriotët e tij të bashkohen në përmbushjen e lirive demokratike. “Nuk ka rëndësi se ç’shoqëri absurde kemi qenë, – thoshte ai, – ky vend ka nevojë për qytetarë të zotë, të cilët qëndrojnë të palëkundur dhe besnikë bindjeve të tyre”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta