Në përfundim të një procesi që zgjati dy muaj, Gjykata Civile e Tiranës pranoi kërkesen e kompanisë ajrore  Belle Air për hapjen e procedurave të falimentit.

Në vijim të këtij vendimi, gjyqtari Ilir Celiku u shpreh se si administratore e falimentit caktohet ekspertja e licensuar nga Ministria e Drejtësisë, Ingegerta Bebi.

Ndërkohë, shtoi gjqytari, brenda afatit të 90 ditëve të gjithë kreditorët e shoqërisë kanë të drejtën të paraqesin pretendimet e tyre përpara administratores së falimentit dhe se të gjithë personat që kanë detyrim ndaj debitorit duhet t’i paguajnë tek administratorja.

Sipas gjyqtarit Celiku, një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Qendrës Kombëtare të Bizsneseve si dhe urdhërohet publikimi i vendimit në buletinin e njoftimeve publike.

Top Channel