“Christie të japë dorëheqjen si kreu i RGA”

22/01/2014 00:00

Një nga republikanët më premtues në SHBA, përfaqësuesi  i Virginia-s, Ken Cuccinelli, tha se guvernatori i New Jersey-t, Chris Christie, i cili po përballet me një sërë akuzash së fundmi, duhet të japë dorëheqjen nga roli i ri i tij, si lider i Shoqatës të Guvernatorëve Republikanë (RGA).

Ish-prokurori i përgjithshëm i Virginia-s dhe kandidat për guvernator në vitin 2013, tha se hetimet aktuale për sjellje të pahijshme politike, të disa prej të emëruarve më të lartë të administratës së Christie-t, mund të pengojnë aftësitë e tij për një fushatë të suksesshme për zgjedhjet e republikanëve.

“Mendoj se, vetëm duke u nisur nga perspektiva për ta lënë mënjanë këtë, si një çështje me hesape të tjera, e bën më të arsyeshme për të që të tërhiqet nga ai rol”, tha Cuccinelli për CNN, gjatë së martës.

“Ai nuk i shërben objektivave të asaj organizate, duke qëndruar si lider i saj. Kjo nuk do të thotë se ndonjë prej akuzave, politike ose jo, janë substanciale ose e kundërta. Kjo nuk ka rëndësi. Perceptimi është realitet”.

Cuccinelli, tashmë një ish-zyrtar i zgjedhur, mund të jetë shprehur kështu, i ndikuar edhe nga “lëndimi i ndjenjave” që ka të bëjë me humbjen e tij, Nëntorin e kaluar, në garën për guvernator të Virginia-s.

Duke qenë se fushata e tyre përfundoi me një diferencë shumë të vogël përpara natës së votimeve, Cuccinelli dhe ndihmësit e tij u irrituan ndaj Shoqatës së Guvernatorëve Republikanë (RGA) për mos shpenzimin e parave të tjera, në atë që ata e mendonin si një garë të mundshme për t’u fituar.

RGA shpenzoi rreth 8 milionë dollarë në garën e Virginia-s, por u ndal në dhënien e publiciteteve në televizion disa javë përpara zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë, ata derdhën 1,7 milionë dollarë në garën për guvernator të New Jersey-t, e fituar lehtësisht nga Christie, disa të holla të çmueshme që mund të përforconin prezencën e Cuccinelli-t në garën e Virginia-s.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta