BE, kritika kryeministrit Erdogan

22/01/2014 00:00

Përpara lidereve europiane dhe pretendimeve të tyre se Turqia duhët të respektojë normat demokratike për të pretenduar afrimin me BE-në, Reccep Tayyip Erdogan i mbrojti masat e ashpra të ndërmarra ndaj policisë e gjyqësorit.

Udhëtimi i parë në 5 vjet i kryeministrit turk drejt Brukselit erdhi në një moment tensionimi të marrëdhënieve me bllokun europian, pasojë e spatrimeve në radhët e policisë të urdhëruara prej tij, si dhe përpjekjeve për të shtuar kontrollin e qeverise turke mbi gjykatat.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kreu i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso i kujtoi Erdoganit se respektimi i ligjit dhe pavaresise së gjyqësorit janë parime themelore të demokracise dhe kritere kyçe për anëtarësim në bllokun 28 anëtarësh.

“Jemi të shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Turqi, ashtu si shume të tjerë në Bashkimin Europian. i kemi ndjekur me kujdes zhvillimet atje dhe ia percolla drojen tonë kryeministrit Erdogan, si mik i sinqerte dhe si partner”, deklaroi Barroso.

Shefi i krahut ekzekutiv të BE-së sqaroi më tej se kishte marrë prej kryeministrit turk garanci që synon t’i zgjidhe këto shqetesime sa me parë.

Erdogan dha edhe sqarimin e tij për situatën: “Gjyqësori nuk duhet të shkojë përtej misioneve dhe mandatit të tij të përcaktuar. Kjo është ajo çfare bëjme ne turqit; çdo gjë tjeter që degjoni eshte keqinformim. Ka njerez te interesuar ne kete proces, te cilet edhe mund te nisin e te leshojne pretendime te rreme apo te perpiqen ta bejne turqine te duket ndryshe nga c`eshte ne te vertete”.
Këmbanat e alarmit në Bruksel gjëmuan më teper nga projektligji i partise ne pushtet “AK”, i cili i jep qeverise turke kontroll me te madh ne caktimin e gjykatesve dhe prokuroreve.

Prpjekjet e zgjatura te Turqise per t`iu bashkuar bllokut moren hov ne fund te vitit te kaluar kur Ankaraja dhe Brukseli nisen bisedimet mbi nje kapitull te ri politikash ne negociatat e aderimit.

Por, shqetesimet qe kane ngjallur zhvillimet e fundit ne Bruksel rrezikojne ta rikthejne situaten ne vendnumero. Ankaraja i nisi ne 2005-sen negociatat e anetaresimit ne Bashkimin Europian, 18 vjet pas procesit te aplikimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA