Argjentinë, kufizime për blerjet online

22/01/2014 00:00

Argjentina ka shpalosur kufizimet e reja ndaj blerjeve online, si pjesë e përpjekjeve për të frenuar rënien e mëtejshme të rezervave të valutave.

Kushdo që do të blejë sende përmes faqeve ndërkombëtare në internet, tashmë do të duhet të nënshkruajnë një deklaratë e ta paraqesin në një zyrë doganore, ku dhe do të mblidhen pakot.

Procedura do të duhet të përsëritet për çdo blerje të re. Rezervat e valutave të rëndësishme në Argjentinë kanë rënë me 30% gjatë vitit të kaluar.

Qeveria e presidentes Cristina Fernandez de Kirchner ka ndërmarrë një sërë kufizimesh mbi transaksionet e monedhave të huaja.

Sendet e importuara përmes faqeve të tilla, si Amazon apo eBay, nuk do të ofrohen më me postë nëpër adresat e shtëpive të njerëzve, por do të duhen mbledhur fillimisht në zyrat doganore.

Çdo individ është i lejuar të blejë deri në 25 dollarë në vit nga jashtë vendit, pa paguar taksa, e megjithatë do të jetë shumë e vështirë për zyrtarët e doganave të mbajnë regjistra të sakta për secilin blerës.

Pasi të jetë arritur niveli i 25 dollarëve, konsumatorët online në Argjentinë do të duhet të paguajnë një taksë 50% për çdo blerje të kryer përmes faqeve ndërkombëtare online.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA