Shpërthen dhuna në Ukrainë

21/01/2014 00:00

Mikrobuze policie që digjen, gaz lotsjellës, shpërthime: pas javë te tera protestash paqësore kundër qeverisë dhe presidentit, situata ne kryeqytetin e Ukrainës, Kiev ka degjeneruar në dhune e kaos.

Përleshje të reja u shënuan mes protestuesve të opozitës dhe policisë mbrëmjen e së henës.

Grupe të rinjsh kanë lëshuar shishe me benzine ndaj forcave të rendit në rrugën që çon drejt ndërtesës së parlamentit dhe pergjigja e tyre ishte rrahja brutale e protestuesve që arritën të arrestojnë.

Dhuna u qetësua disi mëngjesin e sotëm, por gjasat janë të medha që episode të tilla të përsëriten më vonë gjatë ditës.

Në mesin e këtij përshkallëzimi të ri të situatës në vend, mbërrin ndërhyrja e Moskës përmes ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov, i cili paralajmeroi se gjendja po del jashte kontrollit dhe fajësoi disa politikane europiane për inkurajimin e demonstratave të dhunshme.

“Anëtarë të disa qeverive europiane vërshuan në rrugë pa i ftuar njeri dhe moren pjesë në protestat anti-qeveritare të një vendi me të cilin kanë marrëdhënie diplomatike. Kjo është paturpesi”, komentoi Lavrov.

Disa kritikë i konsiderojne lideret opozitare fajëtorë për shkallëzimin e dhunës. Ata thone se opozita nuk ka ndonjë plan të qartë dhe nuk është në gjendje as të bjerë dakord për një lider te vetem te protestes, ndaj te gjithe kete situate e shohin si deshtim te saj.

“Opozita nuk mund t’i mobilizojë njerëzit, t`u kerkoje te dalin ne shesh per jave te tera dhe të mos ofrojë asgjë realiste”, shprehet Gerhard Simon, ekspert për Europën Lindore në Universitetin e Këlnit.

“Kërkesat per doreheqjen e qeverise jane te pazbatueshme”, shton ai. Drejtuesit e tubimeve ne Ukraine tani thone se plani i tyre i ri i aksionit eshte themelimi i një parlamenti alternativ dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta