Rihanna, “topless” në Kopakabana

21/01/2014 00:00

Setin më të fundit fotografik e ka realizuar në një jaht luksoz në plazhin Kopakabana të Rios, por para se të publikohen fotot zyrtare për revistën ‘Vogue Brazil’, Rihanna ka menduar të kënaqë ndjekësit e saj në Instagram me disa foto “topless”.

Këngëtarja 25-vjeçare ka pozuar në jaht duke mbuluar vetëm me duar pjesët intime.

Rihanna zgjodhi që fotot të flisnin vetë duke mos i shoqëruar me përshkrim ato.

Top Channel