Papa Françesku do të mbërrijë në një vizitë zyrtare në Sarajevë në datën 21 Qershor, raportoi të martën Televizioni Shtetëror Boshnjak.

Papës së parë nga Amerika e Jugut i mbërriti më parë gjatë 2013-s një ftesë zyrtare nga presidenti i Bosnjes dhe Vatikani lajmëroi këtë të martë se Ati i Shenjtë ka vendosur t’i përgjigjet pozivisht kërkesës për këtë vizitë.

Sipas televizionit, Papa do të zhvillojë një vizitë 1-ditore, për të përkujtuar 100-fjetorin e Luftës së Parë Botërore të nisur në Sarajevë me vrasjen e trashëgimtarit të kurorës së Austro-Hungarisë, Franz Ferdinand, nga disa nacionalistë serbë.

Këtë vizitë, Papa Françesku do ta shfrytëzojë për të mbajtur një meshë dhe për të dhënë një mesazh të ri paqeje për të gjithë botën.

Bosnja është një shtet ku janë prezente tre besime kryesore, të ndara sipas vijave etnike me muslimanët shumicë dërrmuese mes boshnjakëve që përbëjnë pothuajse gjysmën e popullsisë, ortodoksët serbë dhe kroatët katolikë që përbëjnë pothuajse gjysmën tjetër të shtetasve boshnjakë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA