Kolumbi, ushtria vret 14 rebelë të FARC

21/01/2014 00:00

Ushtarët kolumbianë ka vrarë 14 rebelë gjatë një operacioni në veri-lindje të vendit, bëri të ditur ushtria.

Sipas saj, viktimat i përkisnin grupit kryesor të rebelëve në Kolumbi, FARC, të cilët ishin përfshirë në sabotimin e një instalacioni nafte në provincën Arauca.

Qeveria kolumbiane dhe rebelët e krahut të majtë janë duke zhvilluar bisedime për paqe në Kubë, që prej më shumë se 1 viti. Por, luftimet kanë vijuar, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga FARC për një armëpushim të përkohshëm.

Qeveria thotë se fundi i aktivitetit ushtarak do t’u jepte rebelëve një mundësi për t’u riarmatosur. FARC deklaroi një armëpushim dypalësh gjatë periudhës së Krishtlindjes, gjë që skadoi javën e kaluar.

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, ka deklaruar se luftimet do të vazhdojnë, deri sa grupi i rebelëve të pranojë të heqë dorë nga beteja e tyre e armatosur dhe t’i bashkohen procesit politiko-ligjor.

Ushtria kolumbiane tha se operacioni i fundit në Arauca, pranë kufirit me Venezuelën, nisi të shtunën me bombardime ajrore dhe sulme tokësore.

Lideri i akuzuar i një filiali të FARC, Alfonso Castellanos, i njohur edhe si Franklin, besohet të jetë plagosur, bëri të ditur gjenerali i ushtrisë, Luis Danilo Murcia.

Qeveria dhe FARC janë në negociata që prej Nëntorit 2012, për t’i dhënë fund luftës 50-vjeçare, që ka lënë mbi 220 mijë njerëz të vrarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA