Forma e shkëlqyer e Eva Longoria
21/01/2014 00:00
Eva Longoria po kalon disa ditë pushimi në Meksikë me të dashurin e saj Jose Antonio Baston dhe është fotografuar nga paparacët në brigjet e Akapulkos.
Duke qenë se ishte vetëm me bikini, mund të shihet forma e shkëlqyer fizike e aktores 38-vjeçare.


Ish-Shtëpiakja e Dëshpëruar është lidhur kohët e fundit me 45-vjeçarin Baston, i cili është pronari i Televisa, kompania mediatike më e madhe në Amerikën Latine.


Top Channel