Shpat Deda vjen me “Katarsis”, koncerti në 28-29 prill në Tiranë, këngëtari zbulon detajet Bora, finalistja e skuadrës së Almës, është 30 vjeç. E lindur në Kukës në një familje artistësh, ajo ka filluar të studiojë violinë që në moshën 5-vjeçare. Luan disa instrumente muzikore. Jeton në Bullgari, ku zhvillon aktivitete artistike e angazhuar në projekte muzikore si tribute dhe krijime të sajat.
Rrymat e preferuara të Borës janë R&B, Soul dhe Hip Hop. Idhulli i saj: Michael Jackson. Për të, pjesëmarrja në “The Voice” është për të provuar aftësitë e saj dhe për të shijuar një eksperiencë të jashtëzakonshme.
Florenti, 24-vjeçari nga Gjakova, finalist i skuadrës së Sidritit. Ka studiuar për ekonomik, por pasioni për muzikën e ka shoqëruar që në fëmijëri, për t’ju bashkuar më pas një grupi “rock”, ku performonte si vokalist. Ai performon “live” në ambiente artistike, kryesisht muzike “rock”, por edhe “heavy metal”, “progressive metal”, “funk” etj. Ka dashur të marrë pjesë në “The Voice” për t’u këshilluar nga profesionistë, për të kënduar në skena të mëdha duke u bërë i njohur për publikun.
Krenari, ashtu siç kishte parashikuar Aurela Gaçe, eci përpara duke mbërritur deri tek katërshja e më të mirëve për trajnerët. Ai është 23 vjeç, studion për violinë dhe është vokalist i grupit Cover Band. Pjesëmarrjen në “The Voice” e shikon si një sfidë për ta çuar deri në fund. Për Krenarin, e ardhmja e tij është muzika dhe kënga.
Sigi zgjodhi të bëhej pjesë e skuadrës së Eltonit. Ajo është 17 vjeç. E lindur në Tiranë në një familje muzikantësh, ka studiuar piano për 9 vite. Tani është në Liceun Artistik, dega e kantos. Merr pjesë në “The Voice” për të sfiduar veten, për një trajnim profesional, por edhe sepse beson që ky spektakël do ta ndihmojë në të ardhmen e saj si këngëtare. Gjinitë e saj të preferuara janë jazz, reggae, baladat dhe muzika popullore.
Cili prej tyre do të jetë zëri më i mirë? Fjala i mbetet publikut, mbrëmjen e së premtes, në “The Voice of Albania”.
Top Channel