Hetime të reja janë duke u zhvilluar ndaj Fatmir Limajt për vepra penale
të lidhura me korrupsionin, bën të ditur e përditshmja “Koha Ditore”.

Dyshohet se në cilësinë e ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit, Limaj ka keqpërdorur detyrën zyrtare në tre tendera rrugësh në rajonin e Ferizajt. Ai dyshohet për shumë vepra penale, duke përfshirë atë të ushtrimit të krimit të organizuar dhe marrje ryshfeti.

“Mund të konfirmoj se hetimet kanë të bëjnë me tre tendera të ndërtimit të rrugëve, por nuk mund të japim më shumë detaje”, ka thënë EULEX për “Koha Ditore”.

Hetimet i ka konfirmuar edhe mbrojtja e të pandehurit, por as ajo nuk ka dhënë detaje nëse në këtë rast ka edhe persona të tjerë që po hetohen.

Nga ana tjetër, gjykata e shkallës së parë ka hedhur poshtë disa akuza ndaj deputetit dhe vëllezërve të tij, Demir e Florim Limaj.

Top Channel