Emily fiton “Sports Illustrated”

21/01/2014 17:00

Emily Ratajkowski ishte protagoniste në videon më të famshme muzikore të 2013-s, por modelja polake nuk ka ndërmend të mbetet me aq.

22-vjeçarja, e cila fitoi vëmendje botërore duke kërcyer “top-less” në “Blured Lines”, videon e famshme të Robin Thicke, Pharrel dhe reperit “TI”, tashmë ka fituar mundësinë për të pozuar për “Sport Illustrated”.

Përfshirja në revistë është një ngjarje edhe më e rëndësishme, duke konsideruar se në 11 Shkurt revista feston 50-vjetorin e saj të themelimit.

Në një deklaratë të postuar në një rrjet shoqëror, Emily e konsideroi veten si të “nderuar” nga pjesëmarrja në “SI”, ndërsa nuk i la fansat e saj të prisnin, duke publikuar paraprakisht disa prej pozave të realizuara gjatë seancave të fotografimit në Karaibe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA