Ukraina nuk gjen qetësi

20/01/2014 00:00

Ndërsa përleshjet vazhdojnë mes policisë dhe protestuesve anti-qeveritarë, në Kiev, presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, paralajmëroi se dhuna është një kërcënim për të gjithë vendin.

“Ju kërkoj të mos ndiqni ata, që bëjnë thirrje për dhunë, ata që duan të nxisin një përplasje mes shtetit dhe shoqërisë dhe që kërkojnë ta shtyjnë popullin ukrainas në zjarrin e protestave masive”, u shpreh presidenti Yanukovych.

Disa autobusë e kamionë të djegur, në qendër të Kievit, shënojnë kufirin ndarës mes protestuesve dhe policisë.

Javën e kaluar, përkrahësit e presidentit në Parlamentin ukrainas i dhanë policisë të drejtën për t’u bërë ballë demonstruesve. Të paktën 20 persona u arrestuan gjatë përleshjeve dhe rreth 100 të tjerë u plagosën, përfshirë dhe dhjetra oficerë policie.

Përmes një deklarate, mbrëmjen e së hënës, presidenti Yanukovych tha:

“Tani që veprimet paqësore po shndërrohen në protesta masive, të shoqëruara me përleshje dhe sulme zjarrvënëse; përdorimi i dhunës, – jam i bindur që – një fenomen i tillë është një kërcënim jo vetëm për Kievin, por për të gjithë Ukrainën”.

Dhuna shpërtheu disa javë pas protestave paqësore, kundër vendimit të Kievit për të pezulluar marrëveshjen politike me Bashkimin Europian.

Presidenti ukrainas Yanukovych tha se është i gatshëm të negociojë me protestuesit pro-europianë dhe udhëheqësit e opozitës. Një komision ndërpartiak u ngrit të hënën, në përpjekje për të zgjidhur krizën, që po thellohet.

Janukoviç pranon negociatat

Pas perleshjeve të dhunshme të një ditë më parë në Kiev, Viktor
Janukovic pranoi negociatat me protestuesit pro-europianë dhe liderët
opozitarë.

Presidenti ukrainas sqaroi se nje komisionin nderpartiak do te ngrihet brenda dites se hënë, në perpjekje per zgjidhjen e krizes, qe nuk po njeh qetesim. Nismen ne fjale e konfirmuan edhe kreret e opozites.  
 
“S`ka shume qe mora nje telefonate nga presidenti Janukovic. Ata thone se jane te gatshem te nisin procesin e negociatave. Pergjegjes per keto bisedime eshte Sekretari i Sigurise Kombetare, Andriy Kluyev. Mund t`ju rrefej sesi e shoh personalisht rrjedhen e ngjarjeve: si fillim, mandati per negociata eshte vetem mandati i Maidanit, trupit te protestes; se dyti negociata publike, dhe se treti, bisedime qe çojne ne permbushjen e kerkesave tona”, tha Arseney Yatsenkyuk, lider i opozitës në Ukrainë.
 
Me heret, nje grup protestuesish tentuan te mberrinin ne ndertesen e Parlamentit e u perleshen me forcat e policise. Dhjetera vete mbeten te plagosur ne nje episod qe shtyu ëashingtonin dhe Brukselin te benin thirrje per fundin e dhunes dhe zhvillimin me urgjence te bisedimeve politike.

Dhuna shpertheu gjate tubimit te organizuar ne Sheshin e Pvaresise ne Kiev kunder ligjeve te reja, te konsideruara nga demonstruesit si kufizuese per te drejtat bazike te njeriut ne vend. Partia ne pushtet e Janukovicit nuk pajtohet me te tilla pretendime e thote se legjislatura eshte ne nje linje me standardet europiane. Vndet perendimore megjithate shprehen te shqetesuara nga ligjet e reja, jo dhe aq demokratike nga sa i trumpeton presidenti ukrainas.

Levizja antiqeveritare nisi ne forme proteste ne muajin nentor ndaj vendimit te kreut te shtetit per t’u terhequr nga traktati me Bashkimin Europian, por tani ka marre permasa te tjera dhe demonstruesit neper rruge kane dale me nje tjeter kerkese: doreheqjen e Janukovicit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA