“Siria”, OKB fton në tryezë edhe Iranin

20/01/2014 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon e ftoi
Iranin të marrë pjesë në bisedimet paraprake të paqes për Sirinë, ofertë
të cilës republika islamike i është përgjigjur pozitivisht.

Numri një i OKB-së sqaroi se ka marre garanci që Teherani do të luajë një rol pozitiv në përpjekjet për krijimin e një qeverie tranzicioni dhe fundin e gjakderdhjes ne vendine  munduar prej konfliktit tashme 3-vjeçar.

“Irani i kupton fare mire parimet baze te kesaj konference. Qellimi kryesor i takimit numer dy ne Gjeneve do te jete krijimi i nje organizmi te perkohshem qeveritar me fuqi te plota dhe me pelqimin e te dyja paleve ne konflikt. Ministri i Jashtem iranian Zarif me siguroi ne menyre te perseritur se po te ftohej ne kete takim, Irani do te luaje nje rol shume konstruktiv”, tha Ban Ki Moon.
 
Problemet megjithate nuk kane munguar. Grupi kryesor opozitar sirian deklaroi se do te terhiqej nga bisedimet nese Ban nuk e kthen mbrapsht oferten e bere Iranit. Shtetet e Bashkuara nga ana tjeter thone se oferta duhet te jete kushtezuese per mbeshtetjen e Iranit ndaj marreveshjes se 2012-s mbi tranzicionin sirian.

Konferenca e paqes per Sirine pergatitet prej me shume se nje viti dhe po zhytet ne peshtjellim qe perpara se te filloje. Levizja e OKB-se i zuri amerikanet ne befasi. ‘Mbetemi thellesisht te shqetesuar nga kontributet e Iranit per fushaten brutale te regjimit te Assad-it kunder njerezve te vet, e cila ka cuar ne rritjen e ekstremizmit dhe paqendrueshmerise ne rajon. Nese Irani nuk e pranon hapur dhe publikisht komunikaten e leshuar ne Gjeneve, atehere ftesa duhet anuluar”, thuhet ne nje deklarate te Departamentit te Shtetit. Bisedimet fillestare do te çelen ne Montreux te merkuren e do te vazhdojne ne Gjeneve dy dite me vone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA