Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut do të mbahen më 23 shkurt. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë vendimin bazuar në ligjin për zgjedhjet lokale.

Presidentja Jahjaga ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve, në përputhje me ligjet në fuqi.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote të Mitrovicës së Veriut, që të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar komune, duke shfrytëzuar të drejtën kushtetuese dhe ligjore.

Zonja Jahjaga thekson se zgjedhjet duhet të jenë të drejta dhe të ndershme, që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin në mënyrë të lirë përfaqësuesin e tyre legjitim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA