
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën publik një tjetër shkelje të rëndë të ligjit për akcizën.
Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën fiskale të subjektit “ENARVI” sh.a. u gjetën mangët rreth 511 mijë kg lëndë djegëse, e njohur ndryshe si solar, dhe rreth 1 milion kg bitum, sasi e hedhur për konsum në mënyrë të paligjshme, pa paguar detyrimin e akcizës.
Gjatë këtij inspektimi, strukturat e Departamentit të Akcizës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me degën e Doganës Berat, ka rezultuar gjithashtu se 632 mijë kg lëndë djegëse është vetëkonsumuar nga ky subjekt, pa paguar detyrimin e akcizës.
Dëmi i shkaktuar shtetit nga mospagimi i akcizës nga ky subjekt llogaritet në rreth 47 milionë lek. Për këto shkelje, subjekti “ENARVI” sh.a. u penalizua me shumën e rreth 189 milionë lek.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i bën thirrje subjekteve të akcizës të respektojnë me rigorozitet dispozitat ligjore, që rregullojnë këtë veprimtari.
Top Channel