
Të paktën 20 ushtarë u vranë në veriperëndim të Pakistanit, si pasojë e shpërthimit të një bombe, që kishte si objektiv një karvan të ushtrisë.
Lajmi u bë i ditur nga forcat e sigurisë pakistaneze, të cilat thanë se të paktën 24 persona të tjerë u plagosën, në shpërthimin që ndodhi në afërsi të qytetit Banu.
Autoritetet pakistaneze thanë se pritet që numri i viktimave të rritet, pasi shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sulmi u mor përsipër nga talebanët, që operojnë të Pakistan, të cilët përmes një komunikate thanë se ky atentat ishin pjesë e luftës kundër sistemit laik dhe premtuan shumë sulme të tjera.
Talebanët thanë se ushtria dhe kushdo tjetër, që i shërben regjimit aktual në Pakistan, është armik i tyre dhe ky është fundi që do të kenë.
Zyrtarë të ushtrisë thanë se shpërthimi ndodhi në një nga makinat e karvanit ushtarak, por s’është e qartë nëse bëhet fjalë për një bombë të vendosur aty, apo një sulm kamikaz.
Ushtarët dhe forcat policore janë objektiva të zakonshme të terroristëve në Pakistan, por këtu nuk përjashtohen as civilët e pafajshëm.
Top Channel