Tajlandë, bomba mes protestuesve

19/01/2014 00:00

Agresorë të panjohur hodhën eksplozivë mes protestuesve antiqeveritarë në Bangkok, duke plagosur të paktën 28 persona.

Eksplozivët goditën aktivistët e shumtë, që po përpiqen të bllokojnë kryeqytetin tajlandez dhe të detyrojnë qeverinë të japë dorëheqjen.

Protestuesit thanë se shumë prej tyre u vunë në ndjekje të agresorëve, por ndjekja përfundoi shpejt, pasi këta të fundit u larguan me motoçikleta, teksa hapnin zjarr ndaj ndjekësve.

Të premten, një sulm i ngajshëm la një person të vdekur, ndërsa situata vazhdon të tensionohet gjithnjë e më shumë në Tajlandë.

Protestuesit akuzojnë qeverinë se drejtohet nga ish-kryeministri, Taksim Shinauatra, që gjendet në ekzil jashtë vendit, ndërsa motra e tij Jingluk, aktualisht kryeministre, është thjesht një kukull.

Sidoqoftë, kryeministrja Jingluk ka refuzuar që të dorëhiqet, ndërsa vendosi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 2 Shkurt, për të qetësuar protestuesit.

Por, opozita dhe demonstruesit e dinë se kanë pak shance në zgjedhje, dhe pesë disfatat e fundit janë një shembull i mirë për këtë, prandaj kërkojnë një ndryshim të përgjithshëm të sistemit dhe menaxhimin e tranzicionit nga një këshill popullor.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta