Përgjimet, përshëndetet nisma e Obamës

18/01/2014 00:00

Berlini dhe Komisioni Europian e përshëndetën nismen e presidentit
amerikan Barak Obama per kufizimin e mbikëqyrjes nga Agjensia e Sigurise
Kombetare.

Fjalimi i tij u prit me padurim, sidomos ne Gjermani, ku informacionet se nen pergjimin e amerikaneve kishte perfunduar edhe telefoni privat i Angela Merkel, shkaktuan nje ngerç mes dy aleateve. Ndonese reagimet ne Berlin dhe Bruksel ishin pergjithesisht pozitive ndaj fjalimit 45 minutesh te shefit te Shtepise se Bardhe, entuziasem te madh nuk pati.

KE nxorri para gazetareve nje zedhenese se cila tha se veprimet e presidentit tregojnë qe shqetësimet legjitime të bllokut janë dëgjuar në Washington. Në Berlin, zëdhënësi i Qeverisë Steffen Seibert, u shpreh se kjo e fundit përshëndet në parim “faktin që mbrojtja e të dhënave dhe të drejtat e privatësisë duhet të respektohen më fortë në ardhmen edhe për shtetasit jo-amerikanë”.

Ai përsëriti formulën, sipas të cilës në tokën gjermane duhet të respektohen ligjet gjermane dhe sidomos nga aleatët tanë të ngushtë dhe partnerët. Reformimi i punës së shërbimeve të fshehta amerikane prek në mënyrë të drejtpërdrejtë ekzekutivin gjerman: sipas Obames, në të ardhmen nuk do të përgjohen më presidentët dhe kryeministrat e vendeve mike. Perpos kesaj, erdhi edhe zotimi se të huajt do të trajtohen pjesërisht si qytetarët e SHBA-së, kur është fjala për mbrojtjen e privatësisë së tyre. Presidenti amerikan nuk e hodhi poshte megjithate punen e sherbimeve te inteligjences. Ai theksoi se perpjekjet e tyre, me tejkalim kompetencash ose jo, kane shmangur shume sulme terroriste brenda dhe jashte vendit, e kane shpetuar jete njerezish. Ato do te vazhdojne do të vazhdojnë të mbledhin informacione në lidhje me qëllimet e qeverive të tjera, u shpreh me tej Obama, cka shtyu ministrin gjerman te drejtesise Heiko Maas te vazhdoje t`i meshoje kerkeses për një marrëveshje mosspiunimi me Washingtonin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA