Ja finalistët e ‘The Voice of Albania 3’

18/01/2014 00:00

Florenti nga skuadra e Sidritit, Sigi nga skuadra e Eltonit, Bora nga
skuadra e Almës dhe Krenari nga skuadra e Aurelës janë katër
konkurrentet që do të luftojnë për çmimin e madh të ‘The Voice of
Albania 3’, të premten e ardhshme.

Ne nje gjysmefinale maratone, 12 konkurrentë garuan per 4 vendet e finales. Ndryshimi ne rregulloren e ketij viti, parashikonte qe ne mbremjen e gjysmëfinales, çdo trajner te eleminonte dy konkurrente njeheresh.

Te paret u ngjiten ne skene konkurrentet e skuadres se Sidritit. Florenti mori zgjedhjen e trajnerit te tij, i cili i dha fund gares se Albit dhe Benjaminit.

Me pas ishte radha e skuadres se Eltonit. Anisa, Sigi dhe Bledi konkurruan per nje vend ne finale, te cilin e fitoi Sigi.

Mes Bores, Dritanit dhe Veses, Alma vendosi te dergoje ne finale ‘stilin’ e Bores.

Aurela erdhi ne gjysmefinale me Anen, Blerinen dhe Krenarin, mes te cileve, bileten e fundit e siguroi Krenari.

Kater konkurrentet do te ngjiten ne skene per here te fundit te premten e ardhshme, per te zgjedhur ‘Zerin’ e Shqiperise! Mos mungoni!

Top Channel