
Të paktën 18 persona kanë vdekur dhe mbi 40 të tjerë kanë marrë lëndime serioze në një rrëmujë në qytetin perëndimor të Mumbait, në Indi.
Autoritetet lokale deklarojnë se incidenti ndodhi kur mijëra pelegrinë u mblodhën në shtëpinë e një lideri shpirtëror mysliman që vdiq ditën e premte.
Raportimet sugjerojnë se njerëzit u shtypën prapa portave të shtëpisë ku trupi i Syedna Mohammed Burhanuddin mbahej, të cilat ishin të mbyllura. Lideri i komunitetit shiit-ismail vdiq në moshën 102-vjeçare.
Qindra persona në Indi kanë vdekur në incidente të ngjashme në vitet e fundit. Në tetor, 115 persona u shtypën në një rrëmujë në një festival Hindu në shtetin qendror Madhja Pradesh.
Ndërsa në vitin 2011 mbi 100 vetë humbën jetën në një festival në shtetin jugor të Keralasë. Po kështu, në rrethana të ngjashme humbën jetën rreth 220 persona në vitin 2008, në tempullin hindu Chamuund Devi.
Top Channel