Gasperini: Interi fitoi falë Calciopoli-t

18/01/2014 00:00

“Interi fitoi falë skandalit të Calciopoli-t që asgjesoi Juventusin, përndryshe s’kishte për të fituar”.

Kjo ishte deklarata e Giampiero Gasperini-t, që ka patur edhe një aventurë të shkurtër dhe të pasuksesshme si trajner i Interit, që ka shkaktuar zemëratë në kampin zikaltër.

I pari që iu përgjigj ishte kapiteni  Javier Zanetti. “Ndoshta Gasperini ka harruar që Interi nuk ka fituar vetëm në Itali, por triumfoi edhe në Europë dhe 4 vjet pas skandalit të 2006-ës. Nëse ai harron këtë, atëherë gabon”, deklaroi argjentinasi për Radia 105 në Itali.

Pak më vonë ka reaguar edhe trajneri aktual i Interit, Ëalter Mazzarri. “Kur e shihja Interin nga jashtë, para se të bëhesha trajner i tij, më dukej gjithmonë një skuadër fituese. Fitoret dhe titujt e kësaj skuadra, që duhet nderuar, i dinë të gjithë”, tha Mazzarri.

Numri një në stolin e zikaltërve u ndal edhe tek takimi i radhës në kampionat, ai kundër Xhenoas. “Pres asgjë dhe gjithcka njëkohësit. Unë nuk dorëzohem dhe përpiqem të shkojmë sa më lart të jetë e mundur”, tha ai.

Top Channel