Australian Open, asnjë suprizë te meshkujt
18/01/2014 00:00
Edhe pse u dëmtua në këmbë gjatë ndeshjes, Rafa Nadal ka arritur të mposhtë 3-0 me sete francezin Monfils dhe të kualifikohet për në raundin e 4 të Australian Open.
Kundërshtari i tij i radhës do të jetë japonezi Kei Nishikori. Të njejtën gjë kanë bërë dhe pretendentët e tjerë të këtij turneu, duke mos lënë vend për supriza.
Roger Federer mundi 3-0 Gabashvili, ndërkohë që me po të njëjtin rezultat fitoi edhe Andy Murray ndaj Feliciano Lopez.
Supriza ka ndodhur në kampin e femrave, ku numri 1 në botë, Caroline Wozniacki i ka dhënë lamtumirën këtij kompeticioni në raundin e tretë. Danezja u mund 2-1 me sete nga 20-vjeçarja spanjolle Garbine Muguruza.
Top Channel