Afganistan, 21 viktima. Edhe nga FMN e OKB

18/01/2014 00:00

Disa të huaj gjetën vdekjen në Kabul mbrëmjen e të premtes. Një zyrtar i
FMN-së dhe katër të punësuar të Kombeve të Bashkuara ishin në mesin e
21 viktimave të një sulmi kamikaz, të kombinuar me mësymje të armatosur
në një restorant të kryeqytetit afgan.

Wabel Abdallah, ishte kreu i zyres se Fondit Monetar Nderkombetar per Afganistanin, ndersa kater pjesetaret e stafit te OKB-se kane qene civile. Numri nje i Kombeve te Bashkuara Ban Ki Moon foli per nje sulm te tmerrshem. Mes te vdekurve ne ‘Taverna du Liban’, nje prej restoranteve me popullore te qytetit, ishin edhe 5 gra.

“Sulme te tilla qe vene ne shenjester civilet jane krejtesisht te papranueshme dhe ne shkelje flagrante te ligjit humanitar nderkombetar. Akteve te tilla duhet t`u jepet fund menjehere”, tha Ban Ki Moon.
 
Mes 13 te huajve te vrare kishte kandaze, libaneze dhe nje britanik. 8 viktimat e tjera ishin afgane. Restoranti ne lagjen ëazir Akbar Khan eshte nje nga te preferuarit e shtetasve te huaj, diplomateve dhe punonjesve te ndihmes. Talebanet, te cilet moren pergjegjesine e sulmit, e dinin fare mire se ku te godisnin.

Nje kamikaz hodhi veten ne ere perpara portes se fortifikuar te ‘Taverna du Liban’ e pas tij, dy persona te armatosur hyne brenda dhe nisen te qellojne pa dallim.  

Shefja e FMN-se, Christine Lagarde konfirmoi me vone se mes te vdekurve ishte dhe 60-vjecari libanez Wabel Abdallah.

“Eshte nje lajm tragjik. Te gjithe ne jemi thellesisht te tronditur”, tha Lagarde.
 
Agresoret u vrane nga forcat e sigurise te cilat mberriten shpejt ne vendngjarje, por jo mjaftueshem per te shmangur gjakderdhjen ne mase. Sipas korespondenteve te huaj ne Kabul, forca e shperthimit dhe te shtenat e armeve degjoheshin te pakten 2 kilometra larg. Talebanet deklaruan se qellimi i tyre kishte qene pikerisht shenjestrimi i zyrtareve te huaj.

Siguria vazhdon te mbetet nje shqetesim madhor ne Afganistan. Kontigjenti i fundit i forcave te drejtuara nga NATO duhet te largohet ne fund te vitit duke ia kaluar afganeve kompetencat e sigurise. ëashingtoni po e nxit presidentin Hamid Karzai te firmose nje marreveshje, e cila do te lejoje qendrimin e disa trupave amerikane edhe pas terheqjes se sivjetshme, gje te cilen ai ka refuzuar ta beje derisa afganet te zgjedhin presidentin e ri ne muajin mars.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA