Rëndohet bilanci i viktimave, shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga të shtënat në një qendër për të rinj në Gjermani Michelle Obama mbushi 50 vjeç te premten dhe sot do ta shënojë këtë rast
me një mbrëmje festive. Diten e djeshme, Zonja e Parë e kaloi larg syve
të publikut, megjithatë orët e vona të së shtunës do të jene
krejtësisht të sajat, kur dhe do të vendoset në qendrën e vëmendjes së
eventit të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.
Hollësitë e festimeve nuk janë bërë publike, por të ftuarit thonë se do të ketë vallëzim. Zonja e Parë vuri një fotografi në Tëitter, ku ajo mban në dorë një kartë nga organizata AARP, e cila lobon për amerikanët mbi 50 vjeç.
Por a eshte vertet ky nje pervjetor i hareshem per Michelle Obama-n, sic premton ta beje kjo feste? E-mail-i qe fton miqte per `”koktejle, kercim dhe embelsira” i keshillon te veshin kepuce te rehatshme e te praktojne levizjet e dansit. Obama-t jane cifti me i vezhguar i botes, por do te jete e rralle, shkruajne gazetat roze, nese ndonje nga te ftuarit e mbremjes nuk do t`i ndjeke levizjet e tyre me interes te veçante. Kjo, per shkak te spekullimeve per krisje ne lidhjen e tyre. Heren e fundit kur ishin bashke ne publik, ne ceremonine kushtuar Nelson Mandeles, Zonja e Pare nuk dukej aspak e kenaqur nga fakti qe i shoqi dy karrige me tej qeshte e shkrepte poza “selfie” me kryeministren daneze Helle Thorning-Schmidt.
Nese do besojme tabloidet amerikane, cifti i arte i ëashingtonit ka probleme qe shkojne pertej shikimeve kercenuese. Keshtu ‘National Enquirer’ pretendon se martesa e tyre 21-vjeçare po kalon sprova te medha pas zbulimit te zonjes Obama se truprojat e sherbimit sekret kane mbuluar tradhetite e bashkeshortit. Shtepia e Bardhe deri tani nuk ka bere asnje koment. “Enquirer” shkon deri aty sa te profetizoje se Michelle ka ndermend te qendroje ne krah te te shoqit deri ne fundin e presidences. Pas kesaj ai do te shkoje ne Haëaii ku eshte rritur, ndersa ajo do te qendroje ne ëashington me femijet.
Top Channel