Takimi i Davosit, mblidhen 2500 lidere biznesesh

17/01/2014 00:00

Më shumë se 2,500 lidere biznesi, qeverish dhe shoqatash akademike e
civile, pritet të marrin pjesë në Forumin e pervitshem Ekonomik Botëror
qe zhvillohet ne Davos të Zvicrës.

Sfidat e botes se sotme ne ndryshim do te perbejne boshtin e takimit treditor, i cili nis ne 22 janar. Masa te ashpra sigurie po merren ne Alpet zvicerane, ku pergjegjesia e autoriteteve vendase per mbrojtjen e personaliteteve me te shquara te botes, eshte e madhe.

Ne mesin e 40 kryetareve te shteteve e qeverive pjesemarres ne takimin ekonomik do te jene kryeministrat e Australisë, Japonisë dhe Britanisë së Madhe si dhe presidentët e Meksikës, Koresë së Jugut dhe Brazilit. Por per here te pare qe prej vitit 2004, ne Davos do te jete i pranishem edhe nje president i Iranit.

Zeri i Amerikes citon organizatorë te Forumit te pohojne se fjalimi i Hassan Rouhanit do te perqendrohet tek pikepamjet e tij persa i takon marrëdhënieve të Teheranit me pjesën tjetër të globit. Tema e ketij viti eshte : “Reformimi i botës:  Pasojat për shoqërinë, politikën dhe biznesin”. ne takim do te kerkohen zgjidhje rreth çështjesh të vështira, përfshirë fushat e reja dixhitale dhe teknologjike, krijimin e vendeve të reja të punës, ngrohja globale si dhe e ardhmja e kujdesit shëndetësor.

Sesione të tjera përfshijnë diskutime mbi perspektivat e ekonomive të rëndësishme si Kina, India, Brazili, Meksika dhe Rusia, ndersa do të diskutohet edhe mbi të ardhmen e Afrikës veriore dhe Lindjes së Mesme. Per me shume se kater dekada, takimi i pervtishem u ka ofruar lidereve politike dhe elites se biznesit nje platforme pa rivale per hartimin e nje axhende globale dhe kerkimin e zgjidhjeve ne fillimin e cdo viti te ri. Diversiteti dhe fryma e bashkepunimit kolektiv ne Davos nenkuptojne angazhimin mes fytyrave te njohura, por edhe aktoreve te rinj, perspektiva te reja dhe mendimin ndryshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA