
Një sondazh i fundit në Britani zbulon se partia e Kryeminstrit Cameron
rrezikon të dalë partia e tretë në vend pas zgjedhjeve të ardhshme te 22
majit për në Parlamentin Evropian.
Sipas tij, laburistet do te kene me shume vende dhe partia e vogel anti-emigracion UKIP, do t’ia kaloje konservatoreve, duke i nxjerre keta te fundit ne vendin e trete.
Udheheqesi i partise UKIP, Najxhell Farazh pretendon se partia e tij do te shkaktoj nje termet politike ne vend. nderkohe qe shtohet presioni ndaj kryeministrit per te neutralizuar ndikimin e kesaj partie me tone te forta antievropiane dhe antiemigranteve.Sipas sondazhit te gazetes ‘The Sun’, laburistet jane ne kuotat e 32 per qindeve, UKIP ne 26 per qind dhe konservatoret me 23 perqind, nderkohe ne vend te kateret kane dale liberaldemokratet, partneret e vegjel te koalicionit me 9 per qind.
Nese te njejtat rezultate te sondazhit do te perseriteshin ne zgjedhjet e 22 Majit per Parlamentin Evropian Laburistet britanik do te shkonin ne 28 eurodeputete, nga 15 qe kane sot, partia UKIP ne 23 nga dhjete qe ka sot, dhe konservatoret do te humbisnin 11 europdepuetete duke shkura ne shifren e 15 europarlamentareve. Nderkaq Liberaldemokratet nuk do te fitonin dot asnje eurodeputet.
Konservatoret kurre nuk kane qene jashte dy partiveve kryesore ne historine moderne politike ne Britani. Kohet e fundit, Kryeminitsri britanik ka mbajtur nje qendrim mjaft te ashper per Evropen dhe zgjerimet e reja, siç ishte rasti edhe per statusin e vendit kandidat per Shqiperine apo gjuha e ashper per largimin e Britanise nga BE, nese ajo nuk reformohet.
Duket se ndikimi prej UKIP, partia e vogel anti-Evrope dhe anti-Emigracion, po dikton retoriken politike te Kryeministrit, i cili me siguri eshte i shqetesuar nga sondazhe te tilla, ku partia e tij pritet sipas te gjitha gjasave, te pesoje nje humbje te thelle ne zjedhjet per Parlamentin e ardhshëm evropian.
Top Channel