SHBA, Obama: Ndalojmë përgjimet

17/01/2014 00:00

Barak Obama vendosi t`i japë fund kontrollit të qeverisë mbi grumbullimin masiv të tabulateve telefonike dhe pohoi se nga sot e tutje, analiza e këtyre të dhënave do të bëhet me miratim gjykate.

Në fjalimin e shumëpritur mbi reformat e programeve të gjera të përgjimeve që kryhen nga Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare, Obama dha edhe një datë se nga kur qeveria do të heqe dorë nga mbikqyrja e tabulateve: ajo është 28 Marsi.

Nga ai moment, programi do të duhet të autorizohet nga një gjykatë sekrete e mbikqyrjes dhe me pas te dhenat do te ruhen në sektorin privat, ndonese nuk është ende e qartë se nga kush konkretisht.

“Shërbimet Amerikane të Inteligjences kane parandaluar sulme terroriste brenda kufijve dhe jashte tyre. Mbrojta e kombit tonë varet pjesërisht nga besnikëria e atyre të cilëve iu besojmë sekretet tona. Nëse çdo individ që kundershton politikat e administrates e qe ka qasje në dokumente sekrete mund të marrë vendimin t`i bëjë ato publike, atëherë kurre nuk do të jemi ne gjendje t`i garatojme popullit tone mbrojtje apo të bëjmë politikë të jashtme. Megjithatë, nxitimi për t`iu pergjigjur kërcënimeve reale, erdhi bashke me rrezikun e nje tejkalimi të kompetencave”, komentoi Obama.

Fjalimi erdhi disa muaj pas nxjerrjes së programeve nga ish-kontraktori i sigurisë kombëtare, Edward Snowden.

NSA thote se 31-vjeçari vodhi 1.7 milionë dokumente para se të largohej dhe të merrte strehim politik në Rusi.

Paraqitjen e platformes se re te organizimit te agjensise, gazeta britanike “The Guardian” e parapriu me disa ore, duke publikuar të dhëna të tjera qe tregojne sipas saj se “NSA” ka mbledhur rreth 200 milion mesazhe në ditë.

Thirrje të humbura, kalime kufiri, pagesa me kartë krediti, planifikimi i rrugëtimit dhe takimeve, madje edhe SMS banale, konsideroheshin informacione me vlerë.

Raporti i “The Guardian” bazohet në një prezantim të agjensise qershorin e vitit 2011, te kopjuar nga titulli i te cilit ishte : “SMS-te: një minierë ari për t’u eksploruar”.

Dokumenti tregon se amerikanet kane mbledhur shumë informacione nga mesazhet si per shembull planet për udhëtimet e njerëzve dhe transaksionet financiare, madje edhe për ata persona te cilet nuk kanë qenë të dyshuar për aktivitet ilegal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA