Siç kishte paralajmeruar, Inspektorati i Komunës së Prishtinës nisi shembjet e ndërtimeve pa leje në kryeqytetin kosovar.

Puna nisi me rrënimin e një pjese që kishte tejkaluar lejen për ndërtimin e një objekti nga një kompani private. Drejtori i Drejtorisë së Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sveçla ka thënë se do të mbeten të përkushtuar në rrënimin e çfarëdo objekti pa leje.

Ndërkaq, përfaqësuesi i kompanisë, Fatos Alimehaj, thotë se e kishin paraqitur kërkësen për leje, por komuna s’i kishte kthyer përgjigje. Sipas tij, bëhet fjalë për 140 metra katrorë, nga 7 mijë metra katror sa është i gjithë objekti.

Ndërkohë, në orët e pasdites Aleanca Kosovare e Biznesit doli në konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur më këtë çështje. Në konferencë ishte edhe presidenti i kompanisë së dëmtuar, Ramiz Kelmendi, njëherësh deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ramiz Kelmendi akuzoi lëvizjen Vetëvendosje e cila qeveris në Prishtinë  për atë që ai e quajti “vendim personal” për rrënimin e objektit të tij, pasi kompania ka të drejtë ankese deri më datë 30 janar dhe ligjërisht ky vendim është kryer para kohe.

Kelmendi tha se që nga fillimi i ndërtimit të objektit afarist ka qenë i kërcënuar nga një anëtar i lëvisjes Vetëvendosje dhe nga po i njëjti ai është shantazhuar me 250.000 euro për probleme pronësie.

Ndërsa kryetari i AKB-së, Agim Shahini e konsideroi rrënimin e këtij objekti si vendim të ngutur të Inspektoriatit të Komunës së Prishtinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA