Neymar, një muaj jashtë
17/01/2014 00:00
Neymar do të qëndrojë një muaj jashtë fushave të lojës pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e së enjtes ndaj Getafes, takim i vlefshëm për Kupën e Mbretit. Lajmin e bëri të ditur FC Barcelona nëpërmjet një komunikate zyrtare.
Braziliani dëmtoi kaviljen e djathtë dhe analizat e zhvilluara të premten treguan se bëhet fjalë për një ndrydhje të saj.
Në këtë mënyrë, Neymar do të humbasë tre ndeshjet e ardhshmë të katalanasve në kampionatin spanjoll (Levante, Malaga dhe Valencia), ashtu si edhe çerekfinalet e Kupës së Mbretit ndaj Levantes.
Por, pritet që të jetë gati për 1/8 e Ligës së Kampioneve, aty ku Barcelona do të ketë përballë Manchester City.
Top Channel