Mbretëria e Tongas është shteti i radhës që njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi për këtë vendim është komunikuar nga vetë Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të njoftuar marrjen e letrës njoftuese nga vendi i largët ishullor në Oqeanin Paqësor për vendimin për njohjen e pavarësisë.

“Sapo mora njoftimin që Pavarësinë e Republikë së Kosovës e njohu Tonga, shtet ishullor në Oqeanin Paqësor. Faleminderit Tonga!”, shkruan kryeministri Thaçi në Facebook.

Mbretëria e Tongas bëhet vendi i 105-të që njeh pavarësinë e Kosovës dhe mbërrin në një moment të mirë kur, diplomacia në Prishtinë njoftoi se prioritet edhe për këtë vit kalendarik në punën  e saj do të jetë lobimi për rritjen e njohjeve të reja.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta