Lidhja dyvjeçare e Hollande

17/01/2014 00:00

“Closer”, jo vetëm nuk tërhiqet përballë nisjes së procedurave ligjore nga aktorja Julie Gayet, por në numrin e fundit të saj ka botuar një tjetëer artikull therës për 41-vjeçaren dhe presidentin francez, Francois Hollande, ku pretendon se lidhja mes tyre vazhdon prej dy vjetësh.

Revista ka nxjerrë në dritë të tjera detaje të romancës, që – siç thotë, – ka nisur gjatë garës presidenciale në 2012-n.

Shefi i Elizesë, sipas tabloidit, ka përdorur një apartament të dytë në perëndim të Parisit, për takimet e fshehta me aktoren.

Çifti, – shkruan “Closer”, – kalonte shpeshherë fundjavat në jug të vendit, ndërsa Hollande nxirrte justifikime njëri pas tjetrit, për të shmangur pushimet në Greqi me partneren e tij, Valerie Trierweiler, në mënyrë që të udhëtonte i qetë me zonjushën Gayet, jashtë kryeqytetit.

49-vjeçarja Trierweiler vazhdon të mbetet në spital, pas tronditjes që pësoi nga lajmi i marrëdhënies së fshehtë të Hollande.

Edhe pse ishte presidenti, ai që kërcënoi i pari se do ta hidhte revistën në gjyq për ekspozimin e aferës, këtë hap e ndërmorri Gayet, e cila pretendon nga “Closer” plot 50,000 euro për dëme morale dhe 4,000 të tjera si kosto ligjore.

Nëse 41-vjeçarja fiton, revistës do t’i duhet ta publikojë vendimin e gjykatës në faqe të parë.

Top Channel