Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi vrasjen e anëtarit të kuvendit komunal të veriut të Mitrovicës, Dimitrie Janiçijeviç.

Në një deklaratë për shtyp të tij thuhet se Shtetet e Bashkuara i bashkohen qeverisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë në dënimin e vrasjes së ish-kandidatit për postin e kryetarit të komunës dhe anëtar i zgjedhur i kuvendit të komunës së veriut të Mitrovicës.

Familjes se Janiçijeviç i percillen ngushellime, ndersa autoriteteve te Kosoves u behet thirrje te kryejne një hetim të plotë, të shpejtë dhe të vënë përgjegjësit para drejtësisë. Ne deklarate theksohet mbeshtetja e vazhdueshme e SHBA-se per  Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e plotë të marrëveshjes së 19 prillit të lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, duke përfshirë edhe themelimin e institucioneve legjitime, demokratike dhe të efektshme dhe forcimin e sundimit të ligjit në veri të Kosovës me qëllim që njerëzve që jetojnë atje t’u sigurohet një e ardhme më e mirë.

Dhuna dhe frikësimi nuk kanë vend në procesin politik dhe vetëm mund të pengojnë këto aspirata, thuhet aty. Dimitrie Janiçijeviç, u vra në rrethana të pasqaruara para shtëpisë së tij në veriun e Mitrovicës, një zonë e banuar me shumicë serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA