B. Dortmund blen sulmues
17/01/2014 00:00
Borussia Dortmund ka njoftuar paraditen e së premtes se ka arritur marrëveshjen për blerjen e sulmuesit Ji-Dong Won për sezonin e ardhshëm.
Koreano-jugori do të jetë në këtë mënyrë zëvendësuesi i Robert Lewandowski, i cili do të transferohet në verë tek Bayern Munchen.
Lojtari 26-vjeçar, i cili ka luajtur 26 herë me kombëtaren e vendit të tij, sapo është transferuar tek Augsburg nga anglezët e Sunderland.
Ironia e fatit: ndeshjen e parë me Augsburgun, Ji Dong-Won do e luajë pikërisht ndaj Borussia Dortmund.
Top Channel