Vrasja e Rafik Haririt, fillon gjyqi

16/01/2014 00:00

Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara nisi gjyqin ndaj katër personave të akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit libanez, Rafik Hariri, në vitin 2005.

Hariri gjeti vdekjen nga shpërthimi i një furgoni me eksploziv në Bejrut, sulm ky që mori gjithsej 21 jetë njerëzish e plagosi 231 të tjerë.

Gjykimi i katër anëtarëve të grupit militant Hezbollah po bëhet në mungesë të tyre. Vetë lëvizja islamike e ka mohuar përfshirjen e saj në atentat, e procesin në Hagë e cilëson një komplot të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.

Aleanca e re e Merkelit
Afrim me Poloninë, tentative edhe me Britaninë e Madhe

Kriza ka ndryshuar shumë gjëra në Europë, përfshirë dhe politikën e Angela Merkelit për aleancat.

Kancelarja nuk po fokusohet më vetëm te boshti franko-gjerman, por është duke ndërtuar një rrjet marrëdhëniesh të ndryshme.

Ekspertët kanë vënë re se Merkel po përpiqet për kontakte të ngushta me qeverinë polake dhe që ta sjellë kryeministrin polak Donald Tusk, në ndonjë post të lartë në Europë, ndërsa po tenton afrim më të ngushtë me qeverinë britanike të konservatorit David Cameron.

Aleanca me Parisin vazhdon të mbetet e rëndësishme, por shefja e ekzekutivit gjerman po i kushton tani më shumë vëmendje nevojës për marrëdhënie të tjera strategjike dhe Polonia duket se përshtatet mjaft mirë me skemën e saj.

Skandali i presidentit francez
Aktorja Gayet hedh në gjyq tabloidin, që publikoi lajmin

Francois Hollande deklaroi se po mendonte ndërmarrjen e hapave ligjore kundër revistës “Closer”, por ishte aktorja 41-vjeçare, Julie Gayet, ajo që e hodhi këtë hap, duke e çuar tabloidin në gjyq për ekspozimin e aferës mes tyre.

Mësohet se Gayet i ka nisur procedurat ligjore kundër “Closer”-it, nën akuzën e shkeljes së privatësisë.

Fotot e publikuara prej revistës e zhytën në krizë presidencën franceze, ndërsa partnerja e Hollande, Valerie Trierweiler, përfundoi në spital.

Gayet pretendon nga “Closer” 50,000 euro për dëme morale dhe 4.000 të tjera si kosto ligjore. Nëse ajo fiton, “Closer”-it do t’i duhet të publikojë vendimin e gjykatës në faqe të parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA