Ekzekutivi i Sllovenisë ka publikuar linjën e re të prioriteteve pas një marrëveshjeje të arritur në radhët e koalicionit qeverisës.
Mes temave kryesore figurojnë rimëkëmbja e ekonomisë, fondet evropiane, reforma në shëndetësi dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Por qeveria nuk ka zëvendësuar ende dy ministrat që dhanë dorëheqjen në dhjetor, Stanko Stepisnik dhe Tomaz Gantar, i pari ish-drejtues i Ministrisë për Aktivitetet Prodhuese dhe i dyti i Shëndetësisë.

Mediat lokale kanë publikuar në numrat e sotëm emrin e Igor Soltes, ish-kryetar i Gjykatës Administrative, si drejtues i mundshëm i Ministrisë së Shëndetësisë. Vetë Soltes ka deklaruar se nuk i ka thënë “jo” propozimit të kryeministres Alenka Bratusek për detyrën e re. “Do të marr një vendim në ditët e ardhshme”, ka deklaruar ai.

Top Channel