" /> ">
Aktorja e përfolur për një lidhje intime me Presidentin e Francës, Julie Gayet, paditi të enjten revistën që publikoi fotot që dëshmojnë historinë e supozuar të dashurisë, informoi “Agence France Presse”.
Sipas Gayet, fotot e publikuara prej “Closer” bien ndesh me të drejtën e saj të jetës private.
Presidenti Hollande ka vendosur që të mos ta ndërmarrë këtë hap, ndonëse në fillim kërcënoi edhe ai me nisjen e një procesi.
Fotot e publikuara në revistë e kanë zhytur presidentin në një krizë në jetën e tij personale, ndërsa partnerja e tij, Valerie Trierëeiler, mbetet e shtruar në një spital pas traumës që shoqëroi mësimin e lajmit.
41-vjeçarja Gayet i kërkon revistës 50 mijë euro dëmshpërblim dhe 4 mijë euro të tjera për të mbuluar kostot e gjyqit.
Nëse do të fitojë, “Closer” do të jetë e detyruar të publikojë vendimin gjyqësor në koopertinë.
Në lidhje me këtë çështje, për momentin presidenti Hollande ka preferuar që të ruajë heshtjen, duke thënë se “problemet personale zgjidhen në mënyrë personale”.
Megjithatë, për mediat ka rënë në sy qëndrimi i ftohtë që ka mbajtur Hollande ndaj Zonjës së Parë, për të cilën është mjaftuar që të thotë se “po pushon në një spital”.
Top Channel