Shakira, “sfidë bukurie” me Rihannën

16/01/2014 18:25

Në vetëm tre ditë pas lëshimit të këngës së tyre të përbashkët, bashkëpunimi i Shakirës dhe Rihannës është shndërruar në një “magnet” të vërtetë klikimesh në internet.

“Can’t Remember to Forget You” është një këngë e destinuar të jetë e suksesshme, ashtu siç janë edhe dy divat që e këndojnë.

E sikur të mos mjaftonte vetëm emri i Rihannës dhe Shakirës, kjo e fundit është kujdesur që t’i shtojë suksesit edhe disa imazhe me të vërtetë provokuese që shoqërojnë këtë këngë.

Imazhet e bashkëshortes së Pique, përbëjnë në fakt edhe një lloj minisfide bukurie ndaj Rihannës, e cila vetëm disa ditë tregoi format e saj “top-less” në një seancë fotografimi për llogari të “Vogue” në plazhet braziliane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA